Kështu e ka komentuar ngrirjen e raporteve mes FSK-së dhe KFOR-it, zëdhënësi i Aleancës së Atlantikut, Xhejms Apathurai. Ai ka deklaruar se KFOR-i ka marrë mbështetjen e diplomatëve të NATO-s në Bruksel lidhur me mosmarrëveshjen e fundit me Forcën e Sigurisë së Kosovës. Nga ana e tyre, edhe diplomatë të Aleancës e kanë cilësuar të gabuar parakalimin e trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës me armë dhe me flamur të NATO-s në manifestimin “Epopeja e UÇK-së”. Sipas tyre, FSK nuk duhet të shihet si ushtri, pasi ajo është menduar si forcë civile e sigurisë, me përbërje shumë etnike dhe e trajnuar nga vendet anëtare të NATO-s.