Sipas selisë diplomatike të Uashingtonit, kjo do të ndihmojë Kosovën për të arritur stabilitet ekonomik. Gjithashtu, ambasada e sheh si një hap për të arritur stabilitet dhe prosperitet të përgjithshëm. Anëtarësimin e Kosovës në FMN e ka përshëndetur edhe shefi i diplomacisë franceze Bernard Kushner, i cili tha se ky është kontribut në stabilitetin e Ballkanit.