Kosovë – AKR kërkon hetimin e manipulimeve në zgjedhje

Kjo parti i ka bërë thirrje Prokurorisë së Përgjithshme të fillojë hetimet për keqpërdorimet që kanë ndodhur gjatë proçesit zgjedhor. Nënkryetarja e AKR-së, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se pa u hetuar rastet e keqpërdorimit të votës, nuk mund të ketë institucione legjitime dhe as zgjedhje të tjera të mirëfillta. “I bëjmë thirrje Prokurorisë së Përgjithshme që të fillojë me hetimin e rasteve të keqpërdorimeve të cilat kanë ndodhur, qoftë në Skenderaj, Drenas apo kudo në Kosovë”. Sipas Kusari-Lila, Kosova mund të ballafaqohet me një krizë institucionale shumë shpejt, por sipas saj, nuk mund të ndodhë përmirësimi i gjendjes nëse këta persona nuk sanksionohen.

Advertisement