Kosovë – AI kërkon hetim për Hashim Thacin

Friday, December 19, 2025

Thirrja nga organizata për të drejtat e njeriut i pasoi pretendimet e raportuesit të Këshillit të Evropës, Dik Marti, sipas të cilit, Thaçi një kohë ka qenë “bosi” i bandës kriminale, e cila ka shitur organe të trupit, ka kryer vrasje dhe është marrë me drogë gjatë dhe pas konfliktit në Kosovë. Amnesty International i mbështet thirrjet e Martit që BE t`i japë EULEX-it të gjitha resurset e nevojshme për të kryer hetime të plota dhe të paanshme mbi këto pretendime, përfshirë programin për mbrojtjen e dëshmitarëve. “Familjet e serbëve, shqiptarëve dhe romëve të rrëmbyer pas luftës, kanë pritur shume për drejtësinë. Ato meritojnë t`a dinë fatin e të afërmve të vet”, thuhet në njoftim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -