Ish-presidenti finlandez ka shprehur keqardhjen për ndarjet brenda BE-së lidhur me Kosovën dhe ka shtuar se “vendet që nuk e njohin Kosovën duhet të mbajnë përgjegjësi për pengimin e procesit të zgjerimit”. Ahtisaari, në Bruksel ka shtuar se nuk dëshiron që emri i tij të lidhet me ndonjë zgjidhje të statusit të Kosovës, të ndryshme nga ajo që ka propozuar.