Përmes një deklarate për mediat, zyrtarë të AAK-së kanë thënë se përgatitjet e pamjaftueshme, vonesa e madhe në përzgjedhjen dhe trajnimin e kontrollorëve dhe regjistruesve, “mund ta vënë në sprovë kredibilitetin e këtij projekti aq të rëndësishëm”. Regjistrimi i popullsisë parashikohet të nisë më 1 Prill, ndërsa rezultatet paraprake pritet të publikohen në muajin Maj.


