Kosovë – AAK mbyll fushatën zgjedhore

Nënkryetari i AAK-së, Blerim Shala ka thënë se do te kenë dy festa, atë të kthimit të Ramush Haradinajt në Kosovë dhe fitoren në zgjedhje, me të cilën sipas tij do të largohet keqqeverisja, korrupsioni dhe të gjitha të këqijat që e kanë përfshirë vendin. Ukë Rugova, nga lista “Ibrahim Rugova” u tregua i ashpër me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ai theksoi se LDK nuk ka të drejtë të thirret në emrin e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova pasi nuk ka asgjë të përbashkët me filozofinë rugoviane. Më tej, Ukë Rugova i ftoi qytetarët të votojnë koalicionin AAK-lista “Ibrahim Rugova” si alternativa më e mirë për ta ndryshuar Kosovën për të mirë.

Advertisement