Kosovë – AAK kërkon përsëritje të zgjedhjeve

AAK, duke ironizuar këtë çështje theksoi se persa i përket koalicioneve ka konkluduar se mund të bëjnë koalicion me subjektin më të ri politik, KQZ të udhëhequr nga Valdete Daka. AAK deklaroi se në krahasim me numrin e përgjithshëm prej 2043 kutive të votimit, del se 25.5 % e të gjitha vendvotimeve janë të parregullta dhe të manipuluara dhe po hetohen. Ndërkaq, nga gjithsej 849 kuti që i janë nënshtruar proçesit të auditimit, 287 ose 33 % prej tyre e kanë kaluar proçesin pozitivisht. “Në krahasim me numrin e përgjithshëm prej 2043 kutive të votimit, del se 25.5 % e të gjitha vendvotimeve janë të parregullta dhe të manipuluara dhe po hetohen”, thuhet në komunikatën e AAK-së. Sipas Raportit të Auditimit, AAK thekson se vetëm në Skenderaj dhe Drenas nën hetime për manipulime janë 69 kuti votimi nga gjithsej 129 kuti votimi në këto dy komuna, që në përqindje i bie të jetë 49.6 % të manipuluara. Ndërkaq, sipas vendimit të PZAP, në Deçan është kërkuar të shkojnë në rivotim 5 vendvotime nga gjithsej 49 sa janë, që sipas AAK-së do të thotë se vendimi i KQZ në raport me statistikat e lartpërmendura është vendim politik për të krijuar përshtypje të baraspeshimit të manipulimit të votës së lirë.

Advertisement