“Këtë qeveri dihet se do ta udhëheqë Ramush Haradinaj. Ajo do të jetë një qeveri që i duhet Kosovës dhe që kërkohët nga faktori ndërkombëtar”, ka deklaruar nënkryetari i parë i AAK-së, Blerim Shala. Ndërsa kryetari i bashkisë së Pejës, Ali Berisha ka shprehur bindjen se edhe këtë herë banorët e këtij qyteti do të votojnë për AAK-në. “Edhe këtë herë nuk kemi fije dyshimi se për kë do të votohet. Shembullin e Pejës duhet ta ndjekin edhe qytetet e tjera në Kosovë”, ka pohuar ai. Ndërsa i biri i Ibrahim Rugovës, Ukë Rugova, ka kritikuar LDK-në që nuk i hapi dyert atij dhe bashkëpunëtorëve të presidentit të ndjerë.