Kosovë | 94% e vendvotimeve të numëruara, fiton PDK

Ndërkohë që janë numëruar më shumë 2.237 vendvotime ose 94,23% e tyre, rezultati nuk ka pësuar ndryshim.

Partia Demokratike e Kosovës vazhdon të kryesojë me 5 pikë ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës e cila qëndron në vendin e dytë. Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së: PDK ka 31.21%, LDK 26,13%, Vetëvendosje 13.73%, AAK 9.65%, “Nisma për Kosovën”, 5.36%, AKR 4.72% etj. Nga subjektet e komuniteteve pakicë, Lista Srpska (Srpska Lista) ka fituar 2,91% të votave, Partia Demokratike Turke e Kosovës (Kosova Demokratik Türk Partisi) 1,02%, Koalicioni Vakat i komunitetit boshnjak (Koalicija Vakat) 0,87%. Partia Demokratike e Kosovës fitoi zgjedhjet e djeshme të parakohshme parlamentare kosovare. Lideri i saj, Hashim Thaçi, i nominuar nga subjekti i tij politik, do të jetë kryeministër edhe në mandatin e tretë.

Advertisement