Largimi i tyre ka ardhur si rezultat i kritereve të ashpra të trajnimit dhe stërvitjeve të rënda, që udhëhiqen nga ekspertë të NATO-s. Zyrtarë të Ministrisë së FSK kanë deklaruar se ky numër është në kuadër të normave të lejuara dhe kjo gjë sipas tyre ndodh edhe në ushtritë e NATO-s, për shkak se në fazën fillestare nuk mund të ndjekin të gjithë kursin dhe tempin e trajnimeve.