Kosovë – 123 studentë të helmuar

Të gjithë nxënësit shfaqën të njëjtat simptoma si pengesë në frymëmarrje, dhimbje koke e barku, plogështi etj. Drejtues të Qendrës Universitare thanë se të sëmurët dyshohen se mund të jenë helmuar me lëndë toksike. Mostra analizash u janë dërguar për ekzaminim laboratorëve të specializuar në Prishtinë ndërsa Ministria e Arsimit në Kosovë ka bërë thirrje që të mos krijohet panik. Policia e Kosovës ka nisur një hetim për këtë cështje.

Advertisement