Nënkryetari i AKR-së, Ibrahim Makolli ka bërë të ditur se tashmë ka siguruar mbështetje nga 30 deputetë. Ai tha se deputetët janë nga gjitha grupet parlamentare, me përjashtim të ish-partnerëve të koalicionit qeverisës, Partisë Demokratike dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Sipas Kushtetutës së Kosovës, mocioni i votëbesimit ndaj qeverisë mund të ngrihet në Parlament me nismën e një të tretës së deputetëve.