Kosova: Tirana u detyrohet shumë të rinjve

Kandidati për Kryetar Bashkie i Partise Demokratike në Tiranë Halim Kosova, u takua me të rinj e studentë, me të cilët ndau shumë ide e argumenta për punësimin e tyre, për strehimin, dhe për mbështetjen e ideve e projekteve në interes të shoqërisë.
Tirana u detyrohet shumë të rinjve është shprehur Kosova dhe se angazhohet për projekte punësimi e strehimi. “Eshtë rinia ajo që me iniciativën e saj i ka dhënë gjallërinë e duhur Tiranës drejt një kryeqyteti Europian. Tirana nuk ka bërë aq sa duhet për rininë, duke marrë parasysh sakrificat që rinia ka bërë, duke marrë parasysh se është pjesa më vitale e komunitetit”, u shpreh Kosova.
Në bashkëbisedim me të rinjtë, Kosova pohoi se “punësimi është kryefjala e çdo iniciative që Bashkia do të marrë për rininë. Në një qytet ku biznesit i janë ngurosur 8.000 apartamente që nuk i shiten dhe Tirana ka kaq shumë nevoja për punësim, unë jam duke menduar qe  brenda kuadrit ligjor,  si këto apartamente t’i ofrohen qytetarit nëpërmjet Bankës me kredi shumë të ulur”.

Advertisement