Kandidati i Partisë Demokratike, Halim Kosova, prezantoi projektin e tij për infrastrukturën, ku 68 milionë dollarë tha se janë parashikuar për infrastrukturën rrugore.
Sipas Kosovës, sinjalistika e re rrugore, si dhe zgjidhja përfundimtare problematikës së krijuar së fundmi me kapakët e pusetave, janë një tjetër angazhim i projektit të tij për infrastrukurën.
Lidhur me bllokimin e Bulevardit të Ri, Kosova tha se duhet të vijojë projekti i kryetarit aktual të Bashkisë, Lulzim Basha.
Kosova tha se në projektin e tij për Tiranën do të integrohen të gjithë fshatrat që pas 21 Qershorit do të jenë pjesë e bashkisë së madhe.