Kore – Vijojnë kërkimet për të mbyturit

Patrulla detare u fundos pasi një shpërthim misterioz që përfshiu gjithë anijen. 58 marinarë janë shpëtuar, ka deklaruar një burim ushtarak për agjencinë e lajmeve “AFP”. Ndërkohë që një zëdhënës ushtarak ka deklaruar se deri tani nuk është gjetur asnjë e dhënë që të konfirmojë përfshirjen e Koresë së Veriut në incident. Anija u mbyt në bregun perëndimor të gadishullit të ndarë, në një zonë ku në të kaluarën janë regjistruar shpesh herë shkëmbime zjarri mes marinës së Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut. Zëdhënësi ushtarak ka shtuar më tej se polumbarët e ushtrisë po përgatiten për të hetuar shkaqet e mbytjes së anijes, si dhe për nxjerrjen e trupave të tjerë nëse do të ketë.

Advertisement