Koreja e Veriut refuzoi sot propozimin e Koresë së Jugut për rifillimin e dialogut ndërkorean për zonën industriale të Kaesongut, mbyllur nga Pheniani më 3 prill. Më parë Seuli ka kërcënuar se do të largohet përfundimisht nga kjo zonë, njoftoi agjencia koreanojugore e lajmeve, Yonhap. Koreja e Jugut i dha dje 24 orë kohë regjimit të Koresë së Veriut për të pranuar propozimin, përndryshe Seuli do të ndërmerrte ”masa domethënëse”.