Kore Veriore – Të gatshëm për luftë bërthamore

Sipas Kim Young-chun, drejtuesit më të lartë të mbrojtjes së shtetit komunist, stërvitja e zhvilluar midis datave 18-23 Dhjetor është një përgatitje për luftë kundër Penianit, ndërsa siguroi se vendi i tij është gati për këtë sfidë. ”Korea e Jugut dhe ushtria e saj kukull ndërmorrën provokime të rënda pranë territorit tonë, përfshi bombardimin me artilieri të kufirit detar të Republikës Demokratike Popullore të Koresë së Veriut në Detin e Verdhë”, deklaroi Kim, në agjensinë shtetërore të lajmeve të Penianit, KCNA. ”Forcat revolucionare të ushtrisë sonë janë të përgatitura të lëshojnë një luftë të shenjtë drejtësie, në të cilën nuk do të kursehen as armët bërthamore, për të mbrojtur tërësinë territoriale të vendit tonë ndaj çdo armiku”. Tensionet u rritën gjatë Nëntorit, kur një sulm i Veriut në një ishull pranë kufirit shkaktoi vdekjen e katër civilëve. Jugu pranoi se në stërvitjet ushtarake kishte si qëllim që të demonstronte forcën e tij të zjarrit.

Advertisement