Kore Veriore – 10 të vdekur nga përplasja e dy autobusëve

Ngjarja ndodhi në afërsi të qytetit Kaesong ku ngelën të plagosur edhe 40 persona të tjerë. Incidenti ndodhi pranë kufirit me Korenë e Jugut ku ndodhet një kompleks i madh industrial. Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, akaidenti mendohet të ketë ndodhur ditën e premte kur dy autobusët u përplasën si pasojë e shiut që përfshiu zonën në fjalë. Lajmi u bë i ditur vetëm sot falë informacionit të dhënë nga Seuli zyrtar.

Advertisement