Me pretekstin e kalimit të kufirit të një anije të Koresë së Veriut, forcat detare të Koresë së Jugut kanë hapur zjarr duke shënuar një incident të ri mes dy vendeve që prej vitesh janë nën tension të vazhdueshëm diplomatik. Njoftimet paraprake nga mediat vendase, pohojnë se shkëmbimi i zjarrit e la anijen e patrullimit koreano-veriore të dëmtuar keq, por nuk dihet nëse ka patur të plagosur në anijen e Phenianit. Koreano-jugorët e kanë justifikuar sulmin e tyre me prekjen e kufirit të vendit, pasi një anije koreano-veriore kaloi kufirin detar në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Incidenti ndodh ndërkohë që presidenti Barak Obama do të vizitojë rajonin këtë javë, ndërkaq, muajin e kaluar, flota detare e Koresë së Veriut akuzoi Seulin se po dërgonte anije lufte përgjatë kufirit për të nxitur tensionet dhe paralajmëroi se veprime të tilla mund të çojnë në shkëmbime zjarri. Muajin e kaluar, flota detare e Koresë së Veriut akuzoi Seulin se po dërgonte anije lufte përgjatë kufirit për të nxitur tensionet dhe paralajmëroi se veprime të tilla mund të çojnë në shkëmbime zjarri.