Koreja e Veriut ka konfirmuar arrestimin e dy gazetareve amerikane. Qeveria e Phenianit ka shpjeguar se reporteret kishin hyre ilegalisht ne territorin koreano-verior permes kufirit me Kinen. Autoritetet vendase njoftuan se organet kompetente kane nisur hetimet per kete rast, ndersa SHBA ka shprehur shqetesim per fatin e dy grave. Nderkaq, ne nje tjeter zhvillim Koreja e Veriut njoftoi se do rihape nje pike kufitare qe lidh jugun me nje zone te perbashket industriale brenda territorit te saj.