Duke folur me rastin e Ditës së Veteranëve në bazën e ushtrisë amerikane të Jongsanit në Korenë e Jugut, presidenti Obama hoqi një paralele krahasuese mes aleatëve të SHBA-së dhe aleatëve të Koresë së Veriut. “Sot Gadishulli i Koresë është dëshmitar i kontrastit më të madh midis një shoqërie të hapur dhe një të mbyllur, mes një populli që është dinamik dhe që zhvillohet, dhe një qeverie e cila më parë shtyp njerëzit e saj, se sa të pranojë ndryshimin”, tha Obama. Presidenti amerikan deklaroi edhe njëherë se SHBA do të vazhdojë të mbrojë Korenë e Jugut nga Koreja e Veriut, të cilën Obama e cilësoi një kërcënim real për paqen në rajon.