Kore Jugore – G20 vendos të bllokojë cekuilibrimin e tregut

Liderët kanë rënë dakord që të dalin me disa udhërrëfyes për të bllokuar cekuilibrimin e tregut, që ka prekur rritjen ekonomike globale. Mes disa delegacioneve janë vënë re përplasje dhe tensione lidhur me mënyrë për riparimin e shtrembërimit të monedhës së tyre dhe tregtisë. Shumë druhen se konflikti, i nisur fillimisht mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, mund të kërcënojë rimëkëmbjen e ekonomisë pas recesionit të thellë. Por presidenti amerikan Barack Obama ka deklaruar se nuk duhet të ketë përplasje përsa i përket eleminimit të cekuilibrave.

Advertisement