Washingtoni shpreson që Koreja e Veriut të heqë dorë nga lëshimi i asaj që Pheniani e quan satelit, por që për SHBA, Korenë e Jugut dhe Japoninë është një raketë balistike ndërkontinentale, me një rreze veprimi prej 6700 kilometrash që mund të arrijë Alaskën dhe Kaliforninë. I dërguari amerikan në shtetin komunist, ftoi qeverinë koreanoveriore t’i kthehet bisedimeve gjashtë palëshe për cështjen bërthamore dhe ka shprehur gatishmëinë e SHBA-ve edhe për bisedime dy palëshe. Në bazën Musudanri, në provincën Hamgyeong gjithcka është gati për lëshimin e raketës Taepodong-2.