“Lëshimi i raketës do të shtojë më tej shqetësimet lidhur me Korenë e Veriut në rajon e më gjerë dhe do të komplikojë bisedimet gjashtëpalëshe të çarmatimit bërthamor”, theksoi sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer përmes një deklarate duke iu referuar përpjekjeve të komunitetit ndërkombëtar për zbutjen e tensioneve lidhur me ambiciet bërthamore të Phenianit. “I bëj thirrje Koresë së Veriut të ndalë akte të tilla provokuese dhe menjëherë të respektojë një moratorium mbi lëshimet e raketave me rreze të largët veprimi”, shtoi kreu i Aleancës së Atlantikut të Veriut.