Washingtoni dhe Tokio kërkojnë përgjigje te ashpër ndaj Phenianit ndërkohë që Pekini dhe Moska kanë bërë thirrje për përmbajtje. Koreja e Veriut njoftoi se ka lëshuar satelitin e komunikimit ditën e djeshme në mëngjes, ndërsa vëndet fqinje mendojnë se ajo testoi një raketë bërthamore. Sipas SHBA, Koresë së Jugut dhe Japonisë lëshimi i raketës është një veprim i dënueshëm që shkel hapur rezolutën e KS të tetorit 2006. Sipas kësaj rezolute Koresë së Veriut i ndalohet të zhvillojë aktivitete me raketa balistike.