Sot pritet të miratohet një deklaratë, që do të dënojë lëshimin e raketës nga Pheniani. Dokumenti parasheh edhe sanksione ndaj kompanive koreanoveriore. SHBA-ja, Japonia dhe Korea Jugore konsiderojnë se me lëshimin e raketës, Koreja Veriore ka shkelur Rezolutën 1718 të Këshillit të Sigurimit të KB, të miratuar në vitin 2006 pas provave bërthamore të Koresë Veriore.