Ndërsa Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore ka kërkuar rinisjen së shpejti të bisedimeve gjashtëpalëshe. Drejtori i përgjithshëm Mohamed El Baradei, deklaroi se kjo mund të ndodhë brënda pak muajsh. Duke folur në një konferencë në Pekin, El Baradei tha se shpreson në rikthimin e inspektorëve. Zyrtarë nga 65 vënde po debatojnë për cështjen e energjisë bërthamore në shekullin XXI. Pas kritikave të OKB-së, Pheniani kërcënoi se do të rinisë programin bërthamor.