Sipas autoriteteve koreano-veriore, bisedimet për ndalimin e programit të armëve ishin të padobishme. Gjithashtu, Koreja e Veriut ka vendosur të rihapë centralet bërthamore, që kishte nisur t’i mbyllte pas një marrëveshjeje ndërkombëtare për carmatimin. Këshilli i Sigurimit të OKB-së e dënoi unanimisht lëshimin e raketës me rreze të gjatë veprimi. Testi i kryer nga Pheniani u cilësua si një veprim që shkel kufizimet e vëna nga OKB-ja.