Ministrat e Jashtëm që po marrin pjesë në një samit të “Asem” (Asia-Europe Meeting) në Hanoi, kanë hartuar një dokument, ku dënojnë veprimin e Phenianit, që e cilësojnë shkelje të dukshme të rezolutes së OKB-së dhe të marrëveshjeve të bisedimeve gjashtëpalëshe. Një tjetër dënim unanim kishte ardhur më parë edhe nga KS i OKB-së pas një takimi urgjent. Ndërkaq, Koreja e Veriut ka njoftuar se po bëhet gati që gjatë ditës së sotme ose të nesërme të lëshojë një tjetër raketë me rreze të shkurtër veprimi. Lajmin e ka konfirmuar agjencia Yonhap, që citon një funksionar të vendit.