Kore e Jugut – Shqetësim për fuqizimin ekonomik të Kinës

Ministria japoneze e Strategjisë dhe Financave theksoi përmes një “materiali reference” prej tetë faqesh se fuqizimi i Kinës mund të ishte një shtysë për intensifikimin e konkurrencës midis dy vendeve, kryesisht në tregjet e eksporteve dhe diplomaci. “Konkurrenca me Kinën pritet të intensifikohet në tregjet e eksporteve si Amerika Latine dhe Azia, pasi politikat e fundit monetare të Kinës do të bëjnë të mundur përdorimin e monedhës kineze në shkëmbimet tregtare”, deklaroi kjo Ministri përmes një komunikate. Ekonomia e Koresë së Jugut, që nuk zotëron shumë burime natyrore, mbështetet kryesisht në eksportet që e kanë ndihmuar këtë vënd të ringrihet nga gërmadhat e Luftës Koreane në vitet 1950-53 duke u bërë një nga ekonomitë më të zhvilluara të botës.

Advertisement