Kore e Jugut – OKB të kërkojë falje për sanksionet e vëna

Ministria e Jshtme njoftoi se Pheniani do të lëshojë një raketë bërthamore ndërkontinentale. “Nëse OKB nuk kërkon falje për dënimin e raketës së lëshuar pak kohë më parë, Pheniani do të marrë masa mbrojtëse, përfshirë këtu edhe testimin e raketës bërthamore dhe balistike”, thuhej në deklaratë. Më 5 prill Këshilli i Sigurimit dënoi lëshimin e satelitit dhe kërkoi ashpërsimin e sanksioneve ndaj Koresë së Veriut. Testi i parë dhe i vetëm bërthamor i Phenianit është bërë në vitin 2006. Në kundërpërgjigje të sanksioneve ndaj tre kompanive të saj, Koreja e Veriut u largua nga negociatat për carmatimin bërthamor dhe dëboi monitoruesit ndërkombëtarë nga vendi.

Advertisement