Ushtaret koreano-veriore arrestuan dy gazetare amerikane prane kufirit me Kinen pasi kishin shperfillur paralajmerimet per te mos filmuar me zonen, ku edhe u ndaluan. Arrestimi vjen ne nje kohe kur Pheniani dhe Washingtoni kane shtuar tensionin, pas mesimit te planit per leshimin e nje sateliti korean ne hapesire. Koreja thote se behet fjale per nje program komunikimi, por sipas SHBA-se sateliti fsheh testimin e nje rakete me rreze te gjate veprimi.