Korcë | Zhduket pa lënë gjurmë kreu i OMONIA-s, Disho

alt

Kryetari i organizatës minoritare greke u shpall fajtor për dhunimin e varreve, pasi në seancën e 10 janarit, Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Gjykatës së Korçës, që e dënoi në qershor të vitit 2011, me 1 vit burg. Pak ditë pasi Prokuroria e Korçës lëshoi mandatin e parë të arrestit për Naum Dishon, mbrëmjen e të dielës është lëshuar edhe mandati i dytë i arrestit për të. Por, grupi hetimor dhe efektivët e policisë së Korçës nuk kanë mundur të vënë në pranga Naum Dishon, i cili është zhdukur pa lënë gjurmë prej disa ditësh. Naum Disho mësohet se është zhdukur menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Apelit, dhe nuk dihet ende nëse ka dalë apo jo jashtë territorit shqiptar.

Advertisement