Korcë – Vidhen 10 mijë dollarë në një banesë

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Bulgarec të Korçës, ndërsa autorët e saj ende nuk kanë mundur të identifikohen dhe të kapen nga forcat e policisë. Personi i dëmtuar nga kjo vjedhje mban inicialet A.L. dhe është nga fshati i Bulgarecit. Policia nga ana e saj, ka nisur çështjen penale pa autorë për veprën penale të “Vjedhjes” parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal, ndërsa po vazhdon puna për identifikimn e autorëve dhe materialet i kaluan prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme.

Advertisement