Korcë – Vetëhelmohet vajza pas grindjes së dashurisë

Lajmi bëhet me dijeni nga burimet policore të Korçës, sipas të cilave, vajza me inicialet P.P. ka shkuar e vetëhelmuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, por pas ndërhyrjes së mjekëve, tani ajo është jashtë rrezikut për jetën. Pas kryerjes së veprimeve hetimore proceduriale, materialet iu kaluan prokurorisë së Korçës për veprën penale të “Shkaktimit të vetëvrasjes, të mbetur në tentativë”, parashikuar nga neni 99-22 i Kodit Penal.

Advertisement