Korcë – Rrihet kryetari i Partisë Socialiste

Incidenti i radhës ka ndodhur në fshatin Zemblak të Korçës, përmes një konflikti për motive të dobëta mes Fatos Hysajt, Pëllumb Kullës dhe Bilal Mullallit, që të tre banorë të këtij fshati. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se Kulla dhe Mullalli, janë konfliktuar me Hysajn, pasi kanë pretenduar se ky i fundit, duke qënë edhe me cilësinë e kryetarit të Partisë Socialiste, ka ngritur flamurin e Partisë Socialiste dhe ka lyer dyert e banesave të tyre me bojë të kuqe. Hysaj nga ana e tij, ka pretenduar se është goditur nga Kulla dhe Mullalli si dhe nga disa militantë të forcave të tjera politike, e për pasojë i janë shkaktuar dëmtime të lehta në pjesë të ndryshme të trupit, por pa rrezik për jetën. Megjithë këmbënguljen e policisë për të kryer veprimet proceduriale për këtë konflikt, nga ana e të dy palëve të përfshira në të, nuk është pranuar ndjekja ligjore e ngjarjes, megjithatë Hysajt i është dhënë vendim për ekspertim nga mjeku ligjor.

Advertisement