Mbi 20 efektivë policie dhe polumbarë po kërkojnë përgjatë lumit Devoll për trupin e së miturës. Selvi Cepja, 45 vjec dhe dy femijet e saj nga fshati Dushk i Elbasanit, tentuan të kalonin lumin për të shkuar tek të afërmit në fshatin përballë, por rrjedha e forte e lumit i mori me vete. I vetmi që i shpëtoi tragjedisë ishte djali 3-vjecar, i cili u nxorr nga lumi nga një banor i zonës që u ndodh aty rastësisht. Nëna e vajzës u gjet kilometra larg vendit të ngjarjes. Rrymat e lumit Drin e kishin dërguar trupin e pajetë pranë Kucovës. Ndërkohë të afërmit e Cepjave shpresojnë të gjejnë edhe trupin e vogëlushes që rezulton i humbur prej orës 08:30 të ditës së djeshme. Mungesa e një ure në lumë, por edhe kushtet ekonomike për të paguar një makinë që të udhëtonte në fshatin përballë, e detyruan gruan që si të gjithë banorët e tjerë të zonës të zgjedhë kalimin në këmbë të lumit. Pas tragjedisë banorët e zonës bënë apel për ngritjen e një ure që do tu shkurtonte shumë rrugën për tu lidhur me fshatrat përreth.