Korçë | Rama viziton shtëpinë e të moshuarve

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar edhe nga zv/kryeministri Niko Peleshi, vizitoi shtëpinë e të moshuarve në qytetin e Korcës. Kreu i qeverisë shprehet në një postim në faqen e tij në facebook se ka gjetur në këtë qendër “përkujdesje dhe shërbim të denjë” për të moshuarit e strehuar aty. Madje Rama e cilëson shtëpinë e të moshuarve në Korçë “një model që mund t’i shërbejë gjithë Shqipërisë”. Kryeminisitri pritet që më vonë të kryejë një inspektim pranë zyrës së punës në këtë qytet. Ai u ndal dje edhe në Pogradec ku ndoqi nga afër punimet e rrugës turistike të buzë liqenit.

Advertisement