Korcë – Ndoka, do të jemi pengesa e partive të vjetra

Kryetarët e dy partive të vjetra, tha Ndoka, kanë vendosur ta kthejnë Parlamentin nga një institucion debati në një garnizon ushtarak, ku të hyjnë ushtarët e tyre dhe të votojnë në rresht. “Për dy partitë e vjetra politike do të ketë një bllokadë dhe ajo do të jetë me votat e qytetarëve shqiptarë. Ata kanë vendosur që kuvendin e Shqipërisë nga një institucion debati ta kthejnë në një repart ushtarak ku të hyjnë ushtarët e tyre dhe të futen në rresht të votojnë në rresht dhe ti bëjnë lozhe vetëm kryetarëve të partive të tyre. Kjo situatë gjysmë diktatoriale duhet penguar. PDK dhe Poli i Lirisë do të jenë pengesa më e madhe e tyre në Kuvendin e nesërm”, tha Ndoka.

Advertisement