Gjatë fjalës së tij Milo u ndal në politikat agrare që partia e tij ka në program. “Ne do tju krijojmë juve mundësi konkrete që prodhimet tuaja bujqësore të mos kalben në hambaret tuaja, por të jenë një nga mallrat më konkurruese jo vetëm në tregun shqiptarë, por edhe rajonal”, tha Milo.