Milo tha se nëse marrim përsipër të bëjmë një ndryshim cilësorë të mënyrës së qeverisjes, duhet të bëjmë një ndryshim cilësorë të mendësisë sonë për qeverisjen dhe nuk duhet të përsërisim gabimet e të kaluarës. “Në radhë të parë duhet të bëjmë një ndryshim cilësorë të mëndësisë tonë dhe duhet që të mos përsërisim gabimet e të kaluarës ashtu sikurse nuk duhet të përsërisim edhe recetën e qeverisjes së të kaluarës. Duhet një koncept tjetër qeverisjeje”, theksoi Milo.