Duke inauguruar tre objekte të reja arsimore, dy shkolla dhe një konvikt për shkollën profesionale të qytetit, me vlerë gati 2 milionë dollarë, kryeministri numëroi në të gjithë vëndin 1012 shkolla të reja dhe të rindërtuara gjatë katër viteve. “Ju premtoj se mandatin e dytë në të gjithë Shqipërinë nuk do të ketë asnjë shkollë të parindërtuar”, është shprehur kryeministri. Në konviktin e shkollës profesionale të Korcës, Berisha premtoi se brënda pak javësh do të jenë të mbaruar tetë konvikte në të gjithë vëndin, në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi për arsimim.