Korçë | Kryeministri Berisha: do të angazhohemi për reforma në arsimin e lartë

Saturday, January 17, 2026

Berisha ka uruar drejtuesit e këtij institucioni, për 40 vjetorin e krijimit, si dhe ka përshëndetur studentët në të gjithë vendin. Berisha u shpreh se Ministria e Arsimit do të angazhohet për një reformë të thellë në arsimin e lartë. “Vitet e universitetit janë më të rëndësishmet, dhe këto vite janë të mbushura me sfida”, tha ai. Kryeministri u ndal dhe në rëndësinë e studimeve dhe vlerën që kanë diplomat shqiptare. Ai shtoi se diplomat e shkollës së lartë janë dëshmi e standardeve të universiteteve. Në këtë linjë, Berisha ka kundërshtuar dhe një prej tezave të hershme të opozitës në lidhje me sistemin arsimor dhe mungesë e cilësisë në universitete. “Universitetet nuk janë pellgje papunësie si thoni ju. Universitetet nuk janë libreza punësimi, por shanse të shumta për punësim. Ora juaj ka mbetur”, tha Berisha.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -