Vetëm në 24 orët e fundit kanë hyrë në Shqipëri mbi 4 705 emigrantë me 1 mijë e 200 mjete. Pala shqiptare ka shtuar menjëherë numrin e sporteleve duke e cuar atë në pesë. Ndërsa pala greke vazhdon punën vetëm me dy sportele. Autoritetet në këtë pikë doganore shprehen se cdo ditë në vijim pritet një fluks i madh emigrantësh. Vetëm këtë fundjavë që sapo kaloi në pikën doganore të Kapshticës kanë hyrë rreth 15 mijë shqiptarë.