Gjykata e Korcës e ka pranuar kërkesën e Besim Karajt, duke eliminuar kështu mundësinë për burgim të përjetshëm. Seanca gjyqësore po zhvillohet më dyer të mbyllura për shkak të kërcënimeve të familjarëve. Në janar të këtij viti, Karaj vrau tre vëllezërit Mulliri. Shkak për ngjarjen është bërë xhelozia, pasi njëri prej djemve të familjes kishte lidhje intime për bashkëshorten e Karajt.