Burimet policore konfirmojnë se ato kanë mundur ndërkaq që të arrestojnë personin 30-vjeçar të akuzuar për këtë ngjarje. Bëhet e ditur se ai quhet Petrit Hoxha dhe është banues i qytetit të Korçës. Ndalimi i tij u bë pasi para disa ditësh, ai ka kryer vepra të turpshme me një person të moshës së mitur. U kryen veprimet e nevojshme proceduriale për veprën penale “Vepra të turpshme”, parashikuar nga neni 108 i Kodit Penal, si dhe është bërë identifikimi i autorit tjetër të kësaj ngjarje dhe po vazhdon puna për kapjen e tij. Ndërkaq, materialet do t’i kalojnë prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme.