Lajmi konfirmohet nga burime policore të Korçës, sipas të cilave shuma e vënë në dispozicion të informatorit për gjetjen e vrasësit do të jetë 30 mijë euro. Në këtë mënyrë, policia mendon se mund të ndihmojë me një masë të tillë për kapjen sa më parë të Besim Karajt, autorit të masakrës ku mbetën të vrarë tre vëllezër në Vidohovë të Devollit. Kjo edhe pasi të afërmit e tre vëllezërve, por edhe të gjithë banorët e fshatit Vidohovë kanë nisur të protestojnë kundër policisë, e cila sipas tyre ende po e lë të lirë autorin dhe se ata kanë frikë nga një gjë e tillë, duke parë se çfarë ishte në gjendje të bënte ai.