Kontraceptivi zmadhon turin

Studimi zbuloi se zgjedhja e çerekut të femrave britanike 16 – 49 vjeç (rreth 3.5 milion femra britanike) është përdorimi i kontraceptivëve të cilët shkaktojnë zmadhimin e masës së trurit me 3%. Dr. Belinda Pletzer nga Universiteti i Salsburgut tha: ”Duke analizuar zonat e trurit që po studionim, vërejtëm se tek pacientet që përdornin kontraceptivë ishin më të mëdha se tek ato që nuk përdornin dhe kjo mund të ngacmojë disa funksione të trurit, veçanërisht kujtesën dhe aftësitë verbale”.

Në studim u analizuan edhe foto me rezolucion të lartë të trurit të 14 meshkujve dhe 18 femrave, gjysma e të cilave përdornin kontraceptivë. The Journal Of Brain Research raportoi se disa zona të trurit të femrave që merrnin kontraceptiv, ishin më të mëdha se tek femrat e tjera. Marka apo lloji i kontraceptivëve, apo kohëzgjatja e marrjes së tyre nuk ndikonte në rezultat. Rritja e trurit rezultoi në zonat që janë skanuar më parë dhe kanë treguar se janë më të mëdha tek femrat se tek meshkujt, si psh. zona përgjegjëse për bisedat. Kontraceptivët duket se kishin shumë pak efekt në zonat që janë më dominuese në trurin e meshkujve, si psh. vetëdija hapsinore.

Advertisement

Arsyet e këtij efekti të pilulës kontraceptive në trurin e femrave nuk janë ende të qarta, megjithatë mendohet se estrogjeni dhe progesteroni që përdoren për të ndaluar lëshimin e vezëve, njëkohësisht forcon edhe lidhjet midis qelizave nervore në tru.