Gjithsesi një ndryshim pozitiv mund të vijë për të gjitha ato me përdorimin e një kontraceptivi të ri në formë xheli. Ky kontraceptiv është testuar nga qendra e kërkimeve Population Council në New York. Mjafton të aplikosh kontraceptivin xhel në lëkurë dhe do të çlirohen një dozë hormonesh që parandalojnë shtatzaninë. Dr. Ruth Merkatz që do të paraqesë këtë risi në American Society For Reproductive Medicine ka thënë: “Është shumë ndihmuese të pasurit mënyra alternative të marrjes së kontraceptivëve”. Trajtimi me kontraceptiv në formë xheli është testuar në 18 femra të moshës 20 – 39 vjeçare për një periudhë 7 mujore dhe ka pasur një efekt shumë të mirë. Asnjëra prej femrave nuk ngeli shtatzënë teksa përdorte xhelin dhe nuk u vërejt asnjë efekt anësor që zakonisht shkaktohet nga përdorimi i pilulës si aknet apo shtimi në peshë. Është provuar gjithashtu se kontraceptivi xhel mund të përdoret edhe gjatë periudhës së ushqyerjes me gji. Xheli përmban Nestorone, një lloj i ri progresteroni dhe estrogjeni. Kuptohet që ky kontraceptiv xhel është në fazat e para të zhvilimit dhe nëse të gjitha testet klinike do të rezultojnë pozitive, shumë shpejt mund të bëhet ndoshta mënyra më e përdorur e kontracepsionit.
Kontraceptiv xhel?
Tuesday, December 9, 2025
Previous article
Next article
RELATED ARTICLES


